10:10 / 25.10.2023
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe stuhi inrtensive
rtsh.al
Një vorbull ciklonike po ushtron aktivitetin e saj në Mesdhe, duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në gadishullin e Ballkanit.
Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor pasdite në zonën veriperëndimore. Në mbrëmje reshjet do të zhvendosen në Jug. Era do të fryjë në drejtim jug-lindje (SE) me shpejtësi 10 – 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur..
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 11/21°C,
Zonat e ulëta 15/22°C,
Zonat bregdetare 18/23°C.























