Gabriele Cioffi trajner i ri te Udinese
BKT
Sport

Gabriele Cioffi trajner i ri te Udinese

Uran Krasniqi / RTKLive

Gabriele Cioffi është emëruar trajneri i ri te Udinese, ka njoftuar klubi i Serie A të mërkurën.

Kjo pasi klubi ndau rrugët me Gabriele Cioffi të martën pasi një fillim sezoni pa fitore që pas nëntë ndeshjesh e ka lënë Udinesen të tretën nga fundi në renditje.

"Udinese ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Gabriele Cioffi si trajner të ri të ekipit të parë. Ai ka nënshkruar një kontratë që e mbanë të lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024 me opsion edhe për një sezon", ka njoftuar klubi italian. 

Cioffi rikthehet te Udinese pasi e kishte drejtuar atë gjatë sezonit 2021-22. Sezonin e kaluar ai ishte trajner në Hellas Verona, por u shkarkua pas nëntë ndeshjeve.