Fitojnë Barcelona dhe Feyenoord
BKT
Sport

Fitojnë Barcelona dhe Feyenoord

Uran Krasniqi / RTKLive

Barcelona nuk ka gabuar kundër Shakhtar Donetsk. Gjithashtu edhe Feyenoord ka mposhtur Lazion. 

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e rrethit të tretë të Champions League të filluara nga ora 18: 45. 
Katalanasit kanë fituar me rezultat 2-1. 
Torres i ka dhënë epërsinë skuadrës së drejtuar nga Xavi qysh në minutën e njëzet e tetë. Pas vetëm tetë minutash avantazhin e ka dyfishuar Lopez e ku Torres sërish ka qenë protagonist me asistim. 
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-0. 
Në pjesën e dytë ukrainasit me Sudakov (62') kanë gjetur golin e ngushtimit të rezultatit, por pa qenë në gjendje të bëjnë më shumë. 

Ndërkohë Feyenoord ka mposhtur pastër Lazion. 
Rezultati përfundimtar në "de Kuip" ka qenë 3-1.
Gimenez (31', 74') dhe Zerrouki (45+2') kanë shënuar për holandezët. 
Lazio e ka ngushtuar rezultatin me golin e Pedro në minutën e tetëdhjetë e tretë nga penalltia.