Minatorët në ditën e tretë të grevës, nuk heqin dorë nga kërkesat/Video
BKT
Lajme

Minatorët në ditën e tretë të grevës, nuk heqin dorë nga kërkesat/Video

Fatos Cervadiku|RTK

Rreth 700 minatorë të `Trepçës` në Stantërg kanë hyrë në ditën e tretë të grevës. Ata thonë se janë të vendosur të qëndrojnë aty deri në realizimin e kërkesave.

Gjendja shëndetësore e minatorëve është rënduar dukshëm dhe se kohë pas kohe po kërkojnë edhe ndihmë mjekësore. Drejtues të Sindikatës së minatorëve thanë se deri më tani nuk ka pasur interesim as të menaxhmentit dhe as të qeverisë lidhur me gjendjen e tyre.

Minatorët e 'Trepçës' po kërkojnë shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit, sigurim shëndetësor e përmirësim të kushteve të punës. Gjendja e tyre shëndetësore ka filluar të përkeqësohet.

Ata u vizituan edhe nga Avokati i Popullit Naim Qelaj, i cili dëgjoi nga afër kërkesat e minatorëve.

Në mbështetje të minatorëve dhe kërkesave të tyre, gjatë ditës para objektit të menaxhmentit të 'Trepçës' në Mitrovicë, u mbajt edhe një protestë.


MË SHUME NGA Lajme