09:01 / 27.10.2023
Moti në Shqipëri, me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se për ditën e premte moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në veriperëndim dhe lokalisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra, ndërsa në jug reshjet me intensitet të ulë në relievet malore. Mjegullinë në orët e mëngjesit nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.























