Ismail Dibrani emërohet drejtor i përgjithshëm në Shërbimin Korrektues
M.Miftari/RTKlive
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt, ka emëruar të premten Ismail Dibranin, drejtor të përgjithshëm të Shërbimin Korrektues të Kosovës për periudhën 4-vjeçare. Njoftimin për procesin e emërimit të drejtorit në Shërbimin Korrektues të Kosovës e bëri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Është proceduar në pajtim me dispozitat ligjore të ligjit 08L-197 për zyrtarët publikë Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës, me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës”, tha ministri Sveçla.
Ai bëri të ditur se për këtë pozitë kanë aplikuar 7 kandidatë, derisa 4 prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë, pasi që janë përcaktuar kriteret e përcaktuara me konkurs.
Tutje, ministri Sveçla njoftoi për kandidatët, të cilët kanë fituar mbi 70% të pikëve në test, të cilët janë: Ismail Dibrani dhe Ridvan Hoti.
Më tej ministri Sveçla tha se pas përzgjedhjes nga Ministria e Drejtësisë, është propozuar Ismail Dibrani për drejtor të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues për mandatin 4 vjeçar. Ky propozim mori mbështetje të plotë nga Qeveria në mbledhjen e rregullt.























