Begaj e uron Erdoganin për 100-vjetorin e Republikës sё Turqisë
RTSH
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.
Kreu i shtetit në telegramin drejtuar homologut të tij përcjell urimet mё tё mira pёr popullin mik turk.
Presidenti Begaj shprehet se 100-vjetori i Republikës sё Turqisë pёrkon edhe me 100-vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve.
“Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit,” shkruan ai.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për “mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”.
“Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100-vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100-vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona.
Shenjë kuptimplote e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer.
Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë. Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite,” shkruan Presidenti Begaj në telegramin drejtuar presidentit Erdogan.























