Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në takim me Sindikatën e Trepçës
BKT
Foto: Edina Avdiu
Lajme

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në takim me Sindikatën e Trepçës

Edina Avdiu /RTK

Brenda zyrës së Sindikatës së minatorëve të Trepçës është duke u zhvilluar një takim mes kryesisë së sindikatës dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aty janë parë duke hyrë deputetët: Armend Muja, Arjeta Fejza, Halil Thaçi, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, raporton RTK.

Ka më shumë se një orë që deputetët po qëndrojnë në zyrën e sindikatës më Stantërg, ndërkohë që greva e minatorëve po vazhdon.


MË SHUME NGA Lajme