Intervistohen 13 kandidatë për anëtarë të Bordit në RTK
B. H. | RTKlive
13 kandidatë nga 16 sa kishin aplikuar janë intervistuar nga Komisioni “Ad hoc” për tri pozita për anëtarë të Bordit të RTK-së. Dy kandidatë, Mimoza Vila dhe Xhemail Veseli, nuk i kanë plotësuar kushtet, derisa Naser Bresa, ka hequr dorë vetë nga aplikimi për këto pozita.
Në intervistë para Komisionit Ad-Hoc janë paraqitur kandidatët: Donika Xhokli, Shukrije Rama, Ilir Bytyqi, Besa Maxhuni, Shpresa Jashari, Besnik Boletini, Naile Demiri, Dritan Shaipi, Afrim Gashi, Albinot Maloku, Arta Berisha, Faton Shatmani dhe Mehmet Kalisi.
Në Komisionin Ad-Hoc, i cili është përgjegjës për intervistim dhe përzgjedhje të këtyre kandidatëve janë: Agim Veliu (kryetar), Fitim Haziri, Fidan Jillta, Tinka Kurti, Nijazi Isaku, Besim Muzaqi, Valon Ramadani, Mergim Lushtaku, Isak Shabani, Armend Zemaj dhe Time Kadriaj.























