Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike e jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit
BKT
Lajme

Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike e jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit

B. H. | RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar vizitën e fundit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen në Kosovë e Serbi.

Von Cramon në një postim në “X” ka shkruar se e ka mirëpritur qartësimin që ka bërë Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ajo megjithatë ka shtuar se do të ishte mirë që të njëjtën qartësi ta kishte edhe për mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit e demokraci.

“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë. Na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.


MË SHUME NGA Lajme