Moti në Shqipëri, me vranësira, reshje shiu dhe stuhi
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me vranësira, reshje shiu dhe stuhi

rtsh.al

Një depresion i Atlantikut Verior me presion të ulët atmosferik po ndikon kontinentin evropian, duke sjellë regjimin e vjeshtës në javën e parë të muajit nëntor.

Në Shqipëri moti jetë me vranësira dhe reshje shiu, por dhe me stuhi në pjesën e parë të ditës, derisa gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet mesatar.

Era do të fryjë në drejtim jug-perëndim me shpejtësi  10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale, 1,0-2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore   10/16°C,

Zonat e ulëta 14/23°C,

Zonat bregdetare 16/23°C.


MË SHUME NGA Shqipëri