Shqipëri-Kuvendi, interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi
BKT
Shqipëri

Shqipëri-Kuvendi, interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi

ATSH

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare të radhës, ku në rend të ditës parashikohet një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti Nasip Naço.

Gjithashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë Aktin Normativ për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 84/2022, për buxhetin e vitit 2023”.

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë “Projektligjin për një ndryshim në ligjin nr.10 083, datë 23.2.2009, për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”;

“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza II”.

“Projektligji për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”;

“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për financimin e projektit e politikës për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – 2 faza II”;

“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Bashkimit Evropa Digjitale (2021-2027)”;

“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr.31/2021”;

“Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, për mbrojtjen shoqërore”;

“Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, për shërbimin privat të sigurisë fizike”;

“Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 për avokaturën e shtetit, të ndryshuar”;

“Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”;

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë Projektvendimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik, i ndryshuar”;

“Projektvendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, të ndryshuar”;

“Projektvendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ndryshuar”.

“Projektvendim mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”;

“Projektvendim për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i ndryshuar”;

“Projektvendim për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”;

“Projektvendim për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.


MË SHUME NGA Shqipëri