18:35 / 02.11.2023
Rodrygo vazhdon qëndrimin te Real Madrid
Uran Krasniqi / RTKLive
Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin, ka njoftuar klubi i La Liga të enjten.
Sipas njoftimit, me marrëveshjen e re braziliani do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2028.
Futbollisti i ishte bashkuar Realit në vitin 2019 nga Santos për një vlerë prej 45 milionë eurosh.
“Real Madrid CF dhe Rodrygo kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës deri më 30 qershor 2028”, ka thënë skuadra spanjolle.
Në 179 paraqitje për Realin Rodrygo ka shënuar tridhjetëe nëntë gola.























