Kurti: Shëndetësinë e kemi prioritet edhe në vitin 2024
E. Hoti / RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka shkruar për sukseset që Qeveria e tij i ka arritur në shëndetësi.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pandemia me koronavirus e kishte konsumuar një kohë të konsiderueshme vitin e parë të qeverisjes.
“Prej atëherë, kemi ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të rralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka thënë se shëndetësinë e kanë prioritet dhe se për vitin 2024 kanë ndarë 340 milionë euro.
“Shëndetësinë e kemi prioritet edhe në buxhetin e vitit tjetër. Për vitin 2024 i kemi ndarë 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat, kurse ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet”, ka shkruar Kurti.
Si sukses, Kurti ka përmendur edhe Ligjin për Çmimin e Produkteve Medicinale.
Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:























