Nesër paraqitja e parë e Isni Kilajt në Dhomat e Specializuara
BKT
Lajme

Nesër paraqitja e parë e Isni Kilajt në Dhomat e Specializuara

Dhomat e Specializuara kanë caktuar për nesër paraqitjen e parë të Isni Kilajt. Seanca do të jetë publike kurse do të fillojë në orën 10:00.

“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës gjykatësi i vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Kilaj është transferuar sot në Objektin e Paraburgimit të Shomave të Specializuara të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme