10:21 / 04.11.2023
Moti në Shqipëri, me vranësira reshje shiu dhe stuhi
rtsh.al
Gadishulli i Ballkanit vijon ende në ndikimin e qendrës ciklopike, e cila po mban mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në orët e para të mëngjesit me intensitet kryesor në jug dhe juglindje, ndërsa pasdite reshjet do te humbasin intensitet. Era do të fryjë në drejtim të perëndimit me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 7/14°C,
Zonat e ulëta 11/20°C,
Zonat bregdetare 14/19°C.























