Bayern me fitore të madhe në fushën e Dortmund 
BKT
Sport

Bayern me fitore të madhe në fushën e Dortmund 

Uran Krasniqi/RTKLive

Harry Kane ka qenë protagonist i madh i fitores së Bayern Munich kundër Borussia Dortmund në kryendeshjen e javës së Bundesligës gjermane në futboll. Anglezi ka realizuar "hat trick".

"Signal Iduna Park" përkatësisht terreni vendas nuk i ka shërbyer skuadrës, e cila vetëm para pak ditësh arriti ta mposhtë si mysafire ekipin anglez në formë, Newcastle. 
Dortmund është mposhtur sot me rezultat 0-4. 
Upamecano (4') dhe Kane (9', 72', 90+3') kanë realizuar për fitoren e madhe të bavarezëve ndaj "milionerëve".
Pas kësaj ndeshje, Bayern gjendet në pozitën e dytë në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen, ndërsa Dortmund është në vendin e katërt.