16:55 / 05.11.2023
Shkupi fiton nga Vardari
Uran Krasniqi/RTKLive
Pa shumë vështirësi Shkupi e ka mposhtur Vardarin në derbin e kësaj jave në kuadër të Superligës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Rezulati përfundimtar ka qenë 2-0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Vosha, në minutën e njëzet e pestë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Issah Kuka në minutën e shtatëdhjetë e katërt e vulosi fitoren e Shkupit.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Shkupit në duelet me Vardarin.
Në tabelë Shkupi gjendet në vendin e parë me njëzet e tetë pikë.























