Liverpool shpëton nga humbja në momentet e fundit
BKT
Sport

Liverpool shpëton nga humbja në momentet e fundit

Uran Krasniqi/RTKLive

Një veprim i Luis Diaz në kohën shtesë ka evituar humbjen e Liverpool nga Luton në ndeshjen e Javës së njëmbëdhjetë të Premier League.

Ndryshe skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ishte afër humbjes. 

Derisa pjesa e parë po edhe tridhjetë e pesë minutëshi i pjesës së dytë nuk kanë sjellur gjë, ka qenë minuta e tetëdhjetë kur Chong ka realizuar gol duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase. 

Pastaj Liverpool po provonte, por nuk po mund të gjente golin e barazimit. 

Kur kanë hyrë minutat shtesë po përshtypja ishte krijuar për një humbje të "Reds" në skenë ka dalur Diaz i cili e ka vendosur baraspeshën dhe e ka shpëtuar Liverpoolin nga humbja. 

Në tabelën e kryesuar nga Manchester City, Liverpool gjendet në vendin e tretë, ndërsa Luton në vendin e shtatëmbëdhjetë.