10:32 / 06.11.2023
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me Ambasadorin e Finlandës
Visar Shatrolli / RTK
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në fillim të takimit, anëtarët e këtij Komisionit kanë falënderuar shtetin e Finlandës për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në mesin e tyre edhe mbështetjen që është duke e bërë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, raporton RTKlive.
Takimi ka vazhduar të mbahet i mbyllur, përderisa mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.























