14:50 / 06.11.2023
Ndalohet drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës
E. Hoti / RTKlive
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës.
Kjo për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së.
“I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.























