09:20 / 07.11.2023
Osmani: Singapori një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën
V. Thaçi / RTKlive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë në Singapor, për të cilën ka thënë se është e përqëndruar në potencialin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Osmani po ashtu ka thënë se Singapori është një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën, pasi nga dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë.























