Krasniqi konfirmon mbrojtjen nga policia, thotë se nuk ndihet i kërcënuar
BKT
Lajme

Krasniqi konfirmon mbrojtjen nga policia, thotë se nuk ndihet i kërcënuar

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje. Sipas tij, mbrojtja i është ofruar pas një vlerësimi të organeve të sigurisë, pas sulmit terrorist në veri të vendit.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur rrjedhin informacione ose publikohen për kërcënime me vrasje dhe gjëra tjera siç i dini edhe para pak muajsh, por është punë e organeve të sigurisë. Besoj edhe në organet e tjera të ndërlidhura e të ndërvarura që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt për arsye që unë besoj që ata duhet t’i tregojnë por që lidhen me situatën e tensionuar e të përkeqësuar me situatën në veri të vendit”, ka theksuar Krasniqi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.


MË SHUME NGA Lajme