Jeremiq: Serbia ta refuzojë ofertën e BE-së për marrëveshje me Kosovën
SH.Ç/RTKlive
Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se oferta e BE-së, e cila kërkon nga Serbia njohjen reale të Kosovës si shtet i pavarur, duhet të refuzohet. Sipas tij, në këmbim ofrohet vetëm vazhdimi i përkohshëm i iluzionit se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së.
“Serbia nuk do të pranohet në BE edhe sikur ta njohë Kosovën, prandaj duhet të refuzojë planin franko-gjerman për pavarësinë e Kosovës dhe të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në në mënyrë që të përpiqet për anëtarësim në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), e cila është e arritshme dhe nuk kërkon njohjen e Kosovës”, ka deklaruar Jeremiq për televizionin serb, “Blic”.
Jeremiq ka pretenduar se asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor nuk do të bëhet anëtar i BE-së, përveç e ZEE-së, që nënkupton reforma të brendshme shumë të ngjashme me ato të zbatuara në procesin e anëtarësimit në BE.























