Konjufca falënderon ambasadorin e Hungarisë për vazhdimësi të mbështetjes
BKT
Lajme

Konjufca falënderon ambasadorin e Hungarisë për vazhdimësi të mbështetjes

M.P. / RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.

“Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kuvendit.

Sipas komunikatës, Konjufca falënderoi ambasadorin Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes.

“Ambasadori hungarez Béla Bozsik pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme