Fitojnë Real, Bayern, Arsenal e Inter, bie Manchester United
Uran Krasniqi/RTKLive
Real Madrid, Bayern Munich dhe Arsenal nuk kanë gabuar në ndeshjet e radhës në Champions League. Kanë fituar dhe i kanë përforcuar pozitat e para në grupe dhe duke e bërë vetëm formalitet kualifikimin në rrethin tjetër të garës.
Ndërsa Manchester United është mposhtur.
Në "Santiago Bernabeu" madrilenët me golat e Diaz (27'), Junior (58') dhe Rodrygo (61') kanë triumfuar 3-0 kundër Bragas.
Në "Allianz Arena" Bayern Munich me dy golat e Kane (80', 86') ka triumfuar kundër Galatasarayt me rezultat 2-1, ku golin e vetëm për turqit e ka realizuar Bakambu në minutën e tretë të kohës shtesë.
Në "Emirates Stadium" Arsenal ka mposhtur Sevillan 2-0 me golat e Trossard (29') dhe Saka (64').
Inter ka fituar si mysafir kundër Salzburg falë golit të Martinez (85') nga penalltia.
E dramë e vërtetë ka qenë në "Parken" të kryeqytetit danez, ku Copenhagen ka mposhtur Manchetser Unitedin. Rezultati i ndeshjes ka qenë 4-3 për vendasit. Elyounoussi (45') Goncalves (45+9'), Lerager (87') Bardghji (87') kanë shënuar për danezët. Hojlund (3', 28') dhe Fernandes (69') kanë shënuar për United.























