Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e Ahtisaar-it
BKT
Lajme

Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e Ahtisaar-it

M.Miftari/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë. 

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se presidentja Osmani, me ftesë të qeverisë  finlandeze, krahas krerëve shtetërorë nga vende të tjera të botës, do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të  Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.

Kujtojmë  se Martti Ahtisaari,  ish-ndërmjetësuesi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjidhjen e statusit të Republikës së Kosovës, njëherësh ish-president i Finlandës, ka vdekur më 16.10. 2023, në moshën 86-vjeçare.


MË SHUME NGA Lajme