14:43 / 09.11.2023
Haxhiu: Mbetjet mortore në Prekaz u përkasin së paku tre individëve
E. Hoti / RTKlive
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se mbetjet mortore të cilat janë gjetur në Prekaz të Skenderajt, u përkasin së paku tre individëve.
Mbetjet kockore dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.
“Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Haxhiu ka shkruar se mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe identifikimit mjekoligjor.
"Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim", ka shkruar Haxhiu.























