Mulolli: Drafti i Asociacionit i pranuar nga Kurti duhet të jetë publik
F.S / RTKlive
Deklarata e ambasadorit të SHBA-së se Asociacioni i Komunave më shumicë serbe, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, për analistin politik Fitim Mulollli është në vazhdimësi të deklaratave të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit Amerikan ashtu sikurse kanë thënë ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive vetëm kompetenca komunale.
Kështu ka thënë Mulolli i ftuar në “Info Plus” të RTK-së.
Ai tha se mosprezantimi i draftit të Asociacionit dhe vet rëndësia e tij do të duhet të jetë publik pasi që për këtë Asociacion janë humbur mbi 10 vite.
“Në momentin që një dokument që është i pranueshëm nga Qeveria, nuk asnjë arsye që të mos jetë publik, ndonëse mund të ketë ndryshime”, thotë Mulolli.
Ai tha se nëse ai dokument që qarkullon është zyrtar, ka një zonë të hirtë që prek në kompetenca kushtetuese.
“Ky formulim që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive në arsim dhe shëndetësi, mund të jetë i pa përshtatshëm deri në normalizim të marrdhënieve. Pra nuk do të duhej të jetë ky afat i tyre me këto kompetenca deri në normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sepse normalizimi mund të zgjas edhe me 50 vite, prandaj aty duhet të jetë më së shumti 3 vite”, tha Mulolli në RTK.
Ai tha se kjo çështje duhet të precizohet se kur mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
“Kryeministri duhet ta precizojë këtë send që menaxhimin e shëndetësisë dhe arsimit ta kontrolloj Asociaicioni pa afat, është i pa pranueshëm se do ta prek kushtetutshmërinë”, tha ai.
Rreth pamundësisë së marrjes së ndihmave nga BE prej fondit 6 miliard dollarësh, Mulolli thotë se BE çdo herë e kushtëzon Kosovën me përmbushje të kushteve, prandaj kjo është bërë si shprehi sa i përket dhënies së ndihmave për Kosovën
“Shuma prej 6 miliardëve është shumë e madhe dhe si kusht Serbia dhe Kosova duhet të punojnë në normalizim të marrëdhënieve, që të marrin mjete nga ky fond”, tha Mulolli.























