Grupi ku është Ballkani, Viktoria mposht prapë Dinamon
BKT
Sport

Grupi ku është Ballkani, Viktoria mposht prapë Dinamon

Uran Krasniqi/RTKLive

Viktoria Plzen ka mposhtur prapë Dinamon e Zagrebit. Për dallim nga java e kaluar që e ka mposhtur në Kroaci sonte e ka mundur në tokën çeke. Vetëm rezultati i të dy ndeshjeve është i njëjtë: 1-0. 

Kësisoji tashmë kualifikimi i skuadrës çeke në rrethin tjetër është vetëm formalitet. 
Ka qenë një penallti në minutën e tridhjetë e pestë, e cila e ka pëcaktuar fatien e ndeshjes së kësaj të enjte, të cilën e ka ekzekutuar saktë Chory, duke i dhënë tri pikë Viktorias.  
Pas kësaj fitore, skuadra çeke ka dymbëdhjetë pikë. kurse Astana dhe Ballkani kanë nga katër pikë. Tri pikë ka Dinamo e Zagrebit.