22:10 / 09.11.2023
Gërvalla: Bota të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen
F.S / RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është nisur për në Paris, ku do të mbahet “Forumi i Paqes”.
Ajo në platformën ‘X’, ka shkruar se bota duhet të qëndrojë së bashku kundër kërcënimeve për ta mbrojtur paqen.
“Rrugës për në Paris. Forumi i Paqes në Paris është edhe më i rëndësishëm në kohët kur Evropa dhe bota po sfidohen nga kërcënimet e shumta nga ata që kërkojnë konflikt dhe luftë. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”, ka shkruar ajo në platformën X.























