Po mbahet edicioni i parë i Kampit Digjital
RTKlive
Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, është duke e mbajtur Edicionin e Parë të Kampit Digjital 2023, ku po marrin pjesë dhjetëra shërbyes civilë nga institucione të ndryshme të institucioneve kosovare.
Po ashtu, në Kamp Digjital, po marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë në fushën e teknologjisë informative nga universitete publike e private.
Si një prej aktiviteteve të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027, Kampi Digjital është duke u zbatuar nga E-Governance Academy e Estonisë.
Kampi Digjital u hap nga Kaltrina Zeka, shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, bashkërisht me Kushtrim Canolli, koordinator për Procesin e Barrës Administrative dhe Arben Salihu, menaxher i projektit për zvogëlimin e barrës administrative në GIZ.
Pjesëmarrëse në një prej paneleve e diskutimeve të organizuara, ka qenë dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.























