17:30 / 10.11.2023
Xani: Opozita ta ketë vëmendjen në draft-statut, është interes nacional
M.Miftari/RTKlive
Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, njohësi i zhvillimeve politik Visar Xani, u shpreh kritik për qasjen jotransparente ndaj kësaj çështjeje.
“Opozita, ose e ka parë ose nuk e ka parë draft-statutin”, tha Xani në “InfoPlus”, në RTK.
Xani më tej shtoi se çdo spekulim a kalkulim mund të shitet në publik.
“Opozita duhet ta ketë vëmendjen e madhe në këtë draft-statut me qëllim që secili të ketë hise në këtë proces,për shkak se po flitet për interes nacional”, deklaroi Xani, derisa shtoi se për këtë arsye duhet të ketë ekstra transparencë, ekstra konsultime.























