18:11 / 11.11.2023
Kurti thotë se lideri i korruptuar ndikon në siguri kombëtare
M.P. / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti, në rrjetin social X, ka shpërndarë një fragment nga fjalimi i tij në Forumin e Paqes në Paris të Francës.
Ai ka shkruar se kur vendi ka udhëheqës të korruptuar, kjo nënkupton cënim për sigurinë kombëtare.
“Sa herë që keni një udhëheqës të korruptuar... ju keni një cenueshmëri të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë." Pjesë e diskutimit tim në @ParisPeaceForum”, ka shkruar Kurti.
























