19:31 / 12.11.2023
Arrest shtëpiak për nënën e foshnjes së braktisur
M.P. / RTKlive
Gjykata e Tiranës ka liruar të akuzuarën, përkatësisht nënën e cila braktisi foshnjën pas lindjes, e që rezultoi me vdekje pak ditë më pas.
Sipas raportimit të mediave shqiptare, 30 vjeçares iu është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.
Rasti i foshnjes së braktisur e pastaj të vdekur shkaktoi reagime të shumta të opinionit publik.























