09:21 / 13.11.2023
Rama: Buxheti i ri garanton librat falas për 231 mijë nxënës
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton se me buxhetin e ri të vitit 2024, do të garantohen librat falas për 231 mijë nxënës.
Rama, në një postim në Facebook, thotë se librat falas do ti marrin të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri në të nëntën.
“MIRËMËNGJES ... dhe me njoftimin se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.























