11:50 / 13.11.2023
Molliqaj: Drafti i Asociacionit i pranuar nga Qeveria, e zhbën Republikën
Valjeta Shala / RTK
Partia Socialdemokrate (PSD) realizon një aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit, ku në ndërtesën e Qeverisë vendosën një flamur të ri me vetëm dy yje, që, sipas tyre, paraqet pranimin e tij.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, me këtë rast ka thënë se drafti i Asociacionit, i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë, e zhbën Republikën tonë.
“Drafti i Asociacionit i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë, e zhbën Republikën tonë. Nga sot edhe flamuri ynë nuk mund të jëtë i njëjtë. Duhet të këtë vetëm dy yje që përfaqësojnë dy etni edhe konflikt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën”, tha ai.


























