15:14 / 13.11.2023
Newcastle e do danezin e Barcelonës
F.B./RTKLive
Newcaslte United ka shprehur interesim për mbrojtësin e Barcelonës Andreas Christensen.
“Sport” raporton se danezi mund të shitet në verë pavarësisht që iu bashkua klubit vitin e kaluar.
Newcastle që disa muaj është duke e ndjekur 27-vjeçarin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në tavolinë.
Kontrata e Christensen me Barcelonën skadon në verën e vitit 2026, mirëpo, Barcelona mendon ta shesë shkaku që Xavi preferon lojtarët si Jules Kounde, Ronald Araujo dhe Inigo Martinez.
Ndërkohë, lojtari është i lumtur në “Camp Nou” dhe nuk dihet nëse do ta konsiderojë rikthimin në Premierligë.























