Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni pritet ta çojë për shqyrtim në Parlament
RTSH
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të çojë në Kuvend marrëveshjen e arritur me kryemisnitrin Edi Rama për kampin e emigrantëve. Meloni pritet prezantojë detajet e protokollit të nënshkruar dhe më pas ai do të votohet.
Marrëveshja ka ngjallur debate si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, ndonëse si Rama ashtu dhe Meloni e kanë mbrojtur atë duke u shprehur se marreveshja është në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Pro marrëveshjes në njëfarë mënyrë është pozicinuar edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai tha gjatë fundjavës se Shqipëria do të jetë së shpejti anëtare e BE, e për këtë arsye vendet e unionit mund të bashkëpunojnë edhe me të, për të luftuar migracionin e parregullt. Megjithatë polemikat duket se do të vijojnë, pasi dokumenti do të duhet të ratifikohet nga parlamentet në të dy vendet.























