09:47 / 14.11.2023
Moti në Shqipëri, me vranësira mesatare shtresore, temperaturat në rritje
rtsh.al
Evropa Juglindore po ndikohet nga masa ajri të ngrohta mesdhetare, duke na kushtëzuar përmirësim të shkurtër të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare deri diku të dendura shtresore, kthjellime të pakta në Jug të vendit. Era do të fryjë në drejtim jugperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0.5-1.0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 6/17°C,
Zonat e ulëta 10/21°C,
Zonat bregdetare 14/20°C.























