Rama: Nëse do vijë fundi i botës, gazetaria do jetë e fundit që vdes
RTSH
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Mediatik i Evropës Juglindore, duke folur për gazetarinë, të drejtën e informimit dhe së vërtetës së lajmit, tha se: “Unë besoj se nëse do të vi fundi i botës, gazetaria do të jetë e fundit që vdes”.
Për këtë Kryeministri tregoi bindjen e tij. Por ajo që mbetet shqetësuese, sipas tij, shqetësim është lufta me të vërtetën dhe jo thjeshtë gazetaria.
“Çështja është a do të mbijetojë e vërteta? Unë besoj që ajo që është në rrezik është e vërtetat dhe jo gazetaria. Për shumë arsye, gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe mes vërtetës dhe gënjeshtrës”, tha Rama.
Sepse, sipas tij, “mendimet janë të lira, por faktet janë të shtrenjta, me këtë përballemi sot”.
Duke treguar solidaritetin ndaj gazetarëve me rastet kur janë dhunuar gazetarët apo që janë kërcënuar, Rama shtoi se, “dëgjova për 21 sulme apo kërcënime në Shqipëri. Unë e di si fakt çdo të thotë kjo gjë sepse e kam pësuar në lëkurë. Për shkak të rrethanave e njoh luftën për lirinë e fjalës, apo respektin për lirinë e botimit. Ndërkohë tani njoh abuzimin me të dyja”.
Çdo sulm apo kërcënim ndaj gazetareve , u shpreh kreu i qeverisë, nuk ka asnjë diskutim që është e neveritshme. Por, sipas tij, sa sulme bëjnë gazetarët ndaj njerëzve? "E dijnë që politikanët nuk janë njerëz?", theksoi Rama. Sipas tij, ka edhe politikanë që kanë një dozë njeriu, kanë familje, kanë fëmijë.
“Unë jam plotësisht dakord dhe jam në solidaritet të plotë me çdo gazetar që sulmohet dhe e kuptoj plotësisht pse-në, si- në për të gjitha arsyet që çdo organizatë ngrihet në këmbë për ata. Por sa shpesh janë këto organizata gazetarësh që të ngrihen kundër vetes? Të ngrihen kundër kategorisë së gazetarit apo individëve në grupin e tyre që në emër të gazetarit i lejojnë vetes të bëjnë atë që kohë më parë, dhe nuk po flas për një shekull më parë, por ka qenë absolutisht jashtë çdo përfytyrimi”, u shpreh Rama.























