Qeveria e Shqipërisë miraton protokollin me Italinë për emigrantët
BKT
Foto: Qeveria e Shqipërisë
Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë miraton protokollin me Italinë për emigrantët

V.Th. RTKlive

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë italiane, në lidhje me marrëveshjen për emigrantët.

Në një njoftim zyrtar të publikuar në faqen e qeverisë, thuhet se qeveria ka propozuar gjithashtu projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes në parlament.

Pritet që projektligji për marrëveshjen e emigrantëve  të kalojë në parlament.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


MË SHUME NGA Shqipëri