Kurti ngarkon me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra
BKT
Lajme

Kurti ngarkon me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra

F.S / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët edhe i ka uruar për pozitën e re, duke u dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

“Ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërsa, ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Resul Makreshi, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme