Italia shqetësohet nga lëndimet në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut
Uran Krasniqi / RTKLive
Kampioni evropian në fuqi, Italia ka ftuar portierin Marco Carnesecchi pasi Guglielmo Vicarios i janë shfaqur probleme shëndetësore para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024 të këtij muaji ku "auxurët" ndeshen fillimisht me Maqedoninë e Veriut e pastaj me Ukrainën, ka njoftuar Federata e Futbollit e Italisë.
Vicario, i cili ende nuk ka bërë debutimin e tij për Italinë, në këtë sezon ka mbajtur portën e paprekur në dymbëdhjetë ndeshje në Premier League për Tottenham Hotspur.
Gjithashtu Federata italiane ka bërë të ditur se edhe mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini është ftuar për ta zëvendësuar të lënduarin, Alessandro Bastoni.
Italia ndodhet e treta në Grupin C që kryesohet nga Anglia. Ukraina gjendet në pozitën e dytë.























