Italia fiton nga Maqedonia e Veriut dhe shton gjasat për kualifikim
BKT
Sport

Italia fiton nga Maqedonia e Veriut dhe shton gjasat për kualifikim

Uran Krasniqi/RTKLive

Italia e ka deklasuar Maqedoninë e Veriut, duke e mposhtur 5-2, dhe për momentin "auxurrët" kanë kappur vendin e dytë në grup duke e larguar Ukrainën prej aty. 

Darmian (17'), Chiesa (41', 45+3'), Raspadori (81'),  Shaarawy (90+3') kanë realizuar për fitoren e italianëve, derisa për maqedonasit kanë shënuar Atanasov (52', 74'). 
Ndërsa Danimarka ka fituar kundër Sllovenisë 2-1 dhe ia ka marrë primatin e liderit në grup. 
Anglia nuk e ka pasur vështirë kundër Maltës, duke e mposhtur 2-0. 
Republika Çeke ka nxjerrë barazim me Poloninë në Varshavë, duke arritur që të jetë pas Shqipërisë në renditje. 
Gjithashtu edhe Finlanda ka fituar thellë kundër Irlandës Veriore 4-0 dhe Kazakistani kundër San Marions 3-1.