Kosova s`lejon mposhtjen nga Zvicra
BKT
Foto/ Fatmir Bytyqi/ RTKlive
Sport

Kosova s`lejon mposhtjen nga Zvicra

Uran Krasniqi/RTKLive

Edhe ndeshja e dytë e Kosovës me Zvicrën është mbyllur baras. Për dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë e cila ishte mbyllur me rezultat 2-2, ndeshja e sontme në Basel është mbyllur 1-1.

Zvicra ka dominuar duke bërë më shumë presion.

Pjesa e parë nuk ka prodhuar gola po Kosova e ka nisur në formë jo të mirë pjesën e dytë.  

Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Vargas ka realizuar me kokë.

Kosova nuk është dorëzuar dhe e ka kërkuar barazimin. 

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Muhamet Hyseni ka realizuar gol. Deri te kontakti me topin sulmuesi ka ardhur pas një asistimi nga Vojvoda dhe pastaj një gjuajtje e cila fillimisht ka prekur shtyllën është ndalur në rrjetë. 

Kosova pavarësisht rezultatit të sontëm nuk është kualifikuar. Nga Grupi I janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra. Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Bjellorusisë. 

Kosova e barazon rezultatin

Kosova e ka barazuar rezultatin në  Basel kundër Zvicrës.

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Muhamet Hyseni ka realizuar gol. Deri te kontakti me topin sulmuesi ka ardhur pas një asistimi nga Vojvoda dhe pastaj një gjuajtje e cila fillimisht ka prekur shtyllën është ndalur në rrjetë. 

Kur kanë mbetur edhe gjashtë minuta lojv ndeshja është baras. No description available.

Zvicra kalon në epërsi

Kosova e ka nisur në formë jo të mirë pjesën e dytë të ndeshjes me Zvicrën.

Vetëm pas dy minutave lojë zviceranët kanë gjetur epërsinë. 
Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Vargas ka realizuar me kokë. 
Megjithat deri në fund të ndeshjes ka edhe më shumv se dyzet minuta. Pjesa e parë e ndeshjes Zvicër - Kosovë mbyllet pa gola

Vetëm pak më shumë saktësi sikur të kishte një gjuajtje e Elbasan Rashanit dhe Kosova do të mund të shkonte në pushim me epërsi, por nuk ka ndodhur.

Pjesa e parë e ndeshjes Zvicër - Kosovë është mbyllur pa gola. 
Ka qenë minuta e tridhjetë e shtatë kur Rashani ka gjuajtur me kokë pas një harkimi nga Zymer Bytyqi. Topi ka shkuar përsak portës zvicerane. 
Ky ka qenë edhe rasti më i mirë i Kosovës. 
Ndryshe Zvicra ka dominuar duke bërë më shumë presion, por pa qenë në gjendje të jetë konkrete. 

Nis ndeshja Zvicër - Kosovë

Ka filluar ndeshja Zvicër - Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Aktualisht Grupi kryesohet nga Zvicra po me pikë të barabarta me Rumaninë, të dyjat nga gjashtëmbëdhjetë. Kosova gjendet në vendin e katërt, pas Izraelit që është në vendin e tretë. 
Kosova hyn në këtë ndeshje me disa mungesa, ku mungojnë Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Milot Rashica e Arijenet Muric. 
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte luajtur në Prishtinë dhe ishte mbyllur me barazim 2-2. 

Zvicër - Kosovë, formacionet

Zvicra dhe Kosova takohen sonte në Basel në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.