Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca voton projektbuxhetin
BKT
Foto: RTSh
Shqipëri

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca voton projektbuxhetin

RTSh

Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur mes tensionesh seanca plenare. Rithemelimi, ashtu sikurse kishte paralajmëruar nuk lejon zhvillimin normal të seancës, duke ndezur flakadanë dhe duke vendosur karriget para foltores së Parlamentit.

Mazhoranca ka votuar në parim pr.ligjet e rendit të ditës, konkretisht: 73 vota pro për Projektligjin "Për disa ndryshime ne ligjin nr. 61 /2012, "Për akcizat ne Republikën e Shqipërisë"", te ndryshuar"; 83 vota pro për Projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9920, date 19.5.2008, "Për procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë", te ndryshuar"; 83 vota pro për Projektligjin "Për disa ndryshime ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2008, "Për taksat kombëtare", te ndryshuar"; 83 vota pro për Projektligjin "Për disa shtesa ne ligjin nr. 92/2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar ne Republikën e Shqipërisë", te ndryshuar"; dhe 83 vota pro për Projektligjin "Për buxhetin e vitit 2024".

Nga ana e saj Rithemelimi ka kundërshtuar votimin e pr.ligjeve vetëm nga ana e mazhorancës, duke e konsideruar këtë si një akt të turpshëm.

Sakaq, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga Parlamenti, deputetin demokrat Flamur Noka, pasi ky i fundit ndezi tymuese në foltoren e Kuvendit.


MË SHUME NGA Shqipëri