Mbahet gjykimi i parë në mungesë ndaj Çedomir Aksiq
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Mbahet gjykimi i parë në mungesë ndaj Çedomir Aksiq

Arlinda Sejda /RTK

Është mbajtur seanca fillestare për gjykim në mungesë ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili ngarkohet për krime lufte nga janari deri në maj të vitit 1999.

Në këtë seancë nuk ishte prezent i akuzuari, ndërsa sipas prokurores së rastit, Habibe Salihut, nuk ka informacione për vendndodhjen e tij. Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, tha se janë plotësuar kushtet që të nisë gjykimi në mungesë.

Ajo tha se i akuzuari do të përfaqësohet nga mbrojtësi i tij, Zharko Gajiq, gjatë tërë kësaj kohe.


MË SHUME NGA Lajme