Ngjarjet e datës 21 nëntor
RTKlive
Ngjarjet e datës 21 nëntor 2023
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30).
Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave protestojnë, me kërkesë rritjen e pagës. (Para objektit të Komunës së Prishtinës, ora 10.00-11:00).
Ministria e Shëndetësisë (MSh) promovon Manualin e Dytë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia etj. (Hotel “Emerald” , ora 10:00).
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00).
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301, ora 10:00).
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N204, ora 10:00).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00).
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Fondin Sovran. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 11:00).
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë, me ç’rast prezanton programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2023”. (Zyra e AKB-së, Tophane, ora 11:30).
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 13:00).
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Jo-qeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N204, ora 13:00).
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Erasmus+ organizojnë konferencën e përbashkët për media “Publikimi i rezultateve të projektit Erasmus+ për Kosovën dhe përfshirja sociale si prioritet i programit Erasmus+”. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 14:00).
Me rastin e 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë organizon pritje për personalitetet e shtetit dhe miqtë. (GRAND EVENTS restorant, në Prishtinë, ora 18:30).























