11:02 / 21.11.2023
Reagon PDK, Gjoshi: Djegia e zyrave të këtij instituti është fatkeqësi
V.Th. RTKlive
Pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka reaguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i cila ka thënë se djegia e zyrave të këtij instituti të Mjekësisë Ligjore është fatkeqësi.
"Tash, sa më parë, duhet të kemi informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj? Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit të ministres Albulena Haxhiu nga Prokuroria. Nën vëzhgimin e saj, më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit", ka shkruar Gjoshi në Facebook.























